Bekim Jashari: Ende nënat tona nuk mund t’i mbajnë lotët për më të dashurit tyre, që ia falën me krenari Kosovës

Bekim Jashari: Ende nënat tona nuk mund t’i mbajnë lotët për më të dashurit tyre, që ia falën me krenari Kosovës

Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati për kryetar të komunës së Skenderaj, Bekim Jashari thotë se vuajtjet e nënave tona janë akrivat e vendit. Jashari ka takuar motrat e dëshmorit Muharrem Misimi nga fshati Prekaz. Ai thotë se 22 vjet pas luftës ende janë të freskëta dhimbjet që i shkaktoi lufta. “Vuajtjet e nënave tona- arkivat tona. 22 vite pas luftës ende i kemi të freskëta dhimbjet që na i shkaktoi lufta, ende nënat tona nuk mund t’i mbajnë lotët nga humbja e më të dashurve të tyre, që ia falën me krenari Kosovës. Asnjëherë faleminderit askujt për nderimin bërë dëshmorëve sepse kjo është më e pakta që mund dhe duhet bërë për dëshmorët tonë. Për me tepër lotët e kësaj nëne na shërbejnë si motiv dhe detyrë që të punojnë shumë më shumë për vendin tonë, duke lënë anash inatet dhe interesat personale e grupore”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …