Komuna e Deçanit i njofton të rinjtë për aplikime për grante në shkallë të vogël. Kjo thirrje bëhet nga “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pa favorizuara në pesë komuna të Kosovës”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit, The Balkan Forum si dhe Komuna e Istogut. Thirrja e tanishme synon të ofrojë grante në shkallë të vogël për 20 kompani të ndryshme në pesë komunat e Kosovës (Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik) për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pa favorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç. Projekti EEE (Pajisimi, fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave të tjera të pa favorizuara në pesë komuna të Kosovës) ka filluar më 26 tetor 2020 dhe përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen gjatë një periudhe dyvjeçare. Thirrja e tanishme përmban një pjesë. Propozimi sipas kësaj thirrje mund të paraqitet në:
Pjesa 1: Grante në shkallë të vogël për kompanitë në zhvillim për të zgjeruar krijimin e vendeve të punës për komunitetet e pafavorizuara si të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe ata nga grupet etnike pakicë (boshnjakë, serbë, romë, egjiptianë, ashkali), veçanërisht ata të moshës 15-30 vjeç. Aplikuesit mund të paraqesin më shumë se një aplikacion. Aplikuesit nuk mund t’i jepen më shumë se 1 grant (a) sipas kësaj Thirrje për grante.
Shuma e përgjithshme treguese e vënë në dispozicion sipas kësaj thirrje për propozime është 70,000.00 euro.
Cilido grant i kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të jetë midis shumave minimale dhe maksimale të mëposhtme:
-
shuma minimale: 2,500.00 euro
-
shuma maksimale: 3,500.00 euro