Bartësi i listës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka reaguar pas akuzave të Bahtirit ndaj kampit politik të PDK-së për incidentin e sotëm atje. Si bartës i listës së PDK-së, Tahiri i ka demantuar të gjitha pretendimet e Agim Bahtirit dhe të kampit të tij për përfshirje të aktivistëve të PDK-së në incidentin e sotëm në lagjen “Tjegullorja”. Ai ka thënë se akuzat e papërgjegjshme të Agim Bahtirit për të nxitur tensione politike, në përpjekje për të gjetur shpëtim, nuk janë në frymën elektorale që janë munduar ta krijojnë dhe që i duhet Mitrovicës. Kështu sikurse sonte, Tahiri ka thënë se Agim Bahtiri i akuzonte edhe para disa muajsh për ngjarjen e famshme në Tavnik, ku Agim Bahtiri si kryetar dëgjohej duke sharë në tubimet e tyre. Qytetarin që e kishte sharë Agim Bahtiri, më pas ishte detyruar t’i kërkoj falje, sepse kishte rezultuar se ishte aktivist i tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …