Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për djegien e zyreve në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok. Aio ka thënë se ky është një akt kriminal me elemente terroriste i shkaktuar nga persona të dyshimtë. “Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar Sveçla. Sipas tij, këto sulme e tregojnë më së miri se çka do të ndodhte në Jarinjë e Bërnjak po mos të shkonin Njësia Speciale atje.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …