Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmeve të sotme në veri të Kosovës, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan ndaj Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve. Kurti në një postim ka thënë se hetimet e para tregojnë se djegia në Zubin Potok ishte e qëllimshme. Ai tha se individë dhe grupe që rendi po ua siguron aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin dhe po e cënojnë paqen. “Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka shkruar ai. Kurti ka thënë se sulme të këtilla nuk do të tolerohen dhe se policia do t’i zbatojë urdhërat si institucion profesional që është.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …