Kompania Limak fiton tenderin e radhës

Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka fituar edhe një tender ndërkombëtar në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve ndërkombëtare.

Kësaj radhe në bashkëpunim edhe me kompaninë turke Summa kanë fituar të drejtën e koncensionimit të “Aeroport International Blaise-Diagne” (AIBD) në Senegal.

Kjo kontratë parasheh të drejtën e kompletimit të pjesës së mbetur të ndërtimit dhe operimit të këtij aeroporti për 25 vitet e ardhshme.

Kjo është kontrata e shtatë me radhë që kompania Limak fiton në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve.

Kompania Limak deri më tani përveç ANP “Adem Jashari” ka fituar tenderët në disa aeroporte të tjera në shtetet si Egjipt, Kuvajt, Rusi, dy aeroporte në Turqi dhe nga dita e enjte edhe në shtetin e Senegalit në Afrikë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …