Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka thënë se duhet të kemi angazhim të vazhdueshëm të institucioneve tona në vazhdimësi në zbardhjen e fatit të qytetarëve tonë të rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës sonë çlirimtare. Ajo ka theksuar më tutje se është një e padrejtë që po i bëhet qytetarëve, familjarëve në radhë të parë të këtyre viktimave sepse është e padrejtë që ata sot 22 vjet pas çlirimit nuk e kanë një varrezë dhe kjo është një dhimbje dhe plagë e rëndë për Kosovën, dhe Kosova duhet të angazhohet në vazhdimësi deri në zbardhjen e rastit të fundit të pagjeturve sepse në këtë mënyrë i dalim dhe e kryejmë një obligim moral ndaj familjarëve. “Nuk ka vlerë më të lartë sesa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse falë kontributit dhe gjakut të dëshmorëve, dhe falë kontributit të ushtarëve të UÇK-së ne po e gëzojmë këtë liri, ne duhet ta çmojmë si vlera më e lartë që i ka ndodhur kombit shqiptarë. Nuk njolloset një diçka çka është e shenjtë dhe e kot është secili pretendim” ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.