Duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 qytetar nga virusi korona dhe 77 të tjerë janë infektuar ndërsa 696 të infektuar janë shëruar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 mijë e 481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 274 mijë e 156 doza të vaksinës. Deri më sot 503 mijë e 498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …