Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qendron në New York, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit të saj në New York, Bërnabiqi tha se u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ia ka thënë asaj se “për OKB-në, Kosova nuk është shtet”. “Është gjithmonë nder të flasësh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, dhe sot ishte e veçantë. Takimi filloi me fjalët se Kosova nuk është shtet për OKB-në, dhe unë e falënderoj atë përzemërsisht për atë qëndrim në emër të Republikës së Serbisë”, shkroi Bërnabiq.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …