Në një intervistë për portalin “Zhurnal”.mk, kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore ka deklaruar se aspiratat e shqiptarëve për çlirim sollën formimin e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe me ndihmën e NATO-, çështja shqiptare arriti përparime të mëdha por edhe tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës ende kemi shumë punë për të bërë. Duke folur për Gjykatën Speciale, kryetari i NISMES, Fatmir Limaj theksoi se me drejtësinë nuk mund të behet kompromis. Ai akuzoi Tribunalin e Hagës që ngatërroi rolin, dhe vend se të gjykonte fajtorin, gjykoi viktimën. Haga nuk e ka shqyrtuar asnjëherë se kush ishte fajtori kryesor i tragjedisë për fillimin e luftërave në ish- Jugosllavi, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.
