Fshati Dragancë, gjendet vetëm 10 kilometra larg Gjilanit dhe është njëri nga fshatrat më të bukur të komunës së Novo Bërdës. Karakteristikë e këtij fshati është natyra e tij pitoreske me Majën e Gelbër me 1006 metra lartësi mbidetare. Me një florë dhe faunë të pasur, me natyrën e bukur e të pakrahasueshme, kanë bërë që ky fshat të bëhet një vend i preferuar në këto anë. Ky fshat është bërë një destinacion i preferuar i dashamirëve të natyrës. Në kohën e ish-Jugosllavisë, për shkak të lartësisë optimale mbidetare, pozitës së tij natyrore, florës së pasur dhe specifike, ajrit të pastër dhe të shëndoshë, ishte paraparë që në këtë fshat të ndërtohej një nga spitalet kryesore për të shëruar sëmundjet e mushkërive dhe problemeve te ngjashme. Megjithatë, me ndryshimin e politikave kjo nismë ishte lënë në harresë. Por, përkundër kësaj, sot, ky fshat, ka mbi 50 vila vikendi, e që dita ditës po ndërtohen edhe të tjera, dhe është bërë një vend relaksi e pushimi për adhuruesit e jetës së shëndoshë.Megjithatë, në kohë fushate, Lista serbe në Novo Bërd, ka filluar asfaltimin e një rruge, duke devijuar rrugën kryesore të fshatit vetëm e vetëm që t’ia dërgoj asfaltin në shtëpi një serbi. Në këtë mënyrë kryetari serb i Novo Bërdës, ka injoruar dhe diskriminuar shqiptarët e këtij fshati. Të indinjuar nga ky gjest diskriminues, sot banorët e këtij fshati kanë protestuar, dhe për një kohë janë ndërprerë punimet në këtë rrugë, po që gjatë pasdites punimet kan vazhduar. Banorët e këtij fshati kërkojnë nga prokuroria që të filloj hetimet në këtë tender diskriminues.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …