leoni

Takimi i KPMM-së me përfaqësuesit e kompanisë turke “Ilbak”

Takimi i KPMM-së me përfaqësuesit e kompanisë turke “Ilbak”

Zyrtarët e KPMM-së, drejtori z. Ramiz Krasniqi, kryeinspektori i minierave z. Naim Sejdiu, si dhe disa udhëheqës të departamenteve të KPMM-së, kanë pritur në sallat e KPMM-së përfaqësuesit e kompanisë turke “Ilbak”.
Delegacioni i kompanisë turke “Ilbak” ishin z. Macit Gül, z. Eyup Batal, z. Hasan Giray, z. Mehmet Kaya, z. Murat Çetintaş, si dhe z. Zafer Toper.
Në një fjali hyrëse, Drejtori i KPMM-së shpjegoi për funksionalizimin e KPMM-së në tërësi. U shpjegua për rolin, rendësin si dhe ndikimin e KPMM-së si faktor kontribuues në zhvillimin e vendit, me inkasimin e rreth 30 milion euro të hyra, e të cilat janë në tendencë të rritjes. Më tutje, u shpjegua se këto të hyra realizohen nga menaxhimi i rreth 600-700 licencave dhe lejeve. Menaxhimin e minimeve në tërë terrorin e Kosovës KPMM-ja e realizon dhe në bashkëpunim më KFOR-in dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. Gjithashtu, Drejtori i KPMM-së shprehu mirënjohje për të interesuarit për mundësi të investimeve në Kosovë, ku ju tregoi për mundësit më të mira për investime, duk ju aranzhuar takime me palë të tjera për të parë zona të cilat ka mundësi investimesh. Vizitat i vazhduan edhe me një takim me kuvendin e Kosovës. Vizitat në vendet me më perspektive dhe të mundshme për investime ishin në:
• Vizitë në Minierën e Stantergut, Flotacionin në Stanterg dhe Muzeun e kristaleve
• Vizitë në zonat e interesit: Kraçë, Gumnishtë, Vllahi-Zjacë, si dhe vendburimin e Pb-
Zn në Maxherë
• Vizitë në minerat e Pb-Zn: Hajvali, Badovc, Kishnicë, Artanë dhe Quka e Batllavës.
• Vizitë në vendburimin e Ni Gllavicë, Çikatova dhe Terstenik,
• Vizitë tek disa ndërmarrje që shfrytëzojnë gur dekorative (mermer) në vendburimin Zatriq-Astarzub të komunave Malishevë dhe Rahovec.
Në përfundim të vizitave në vendburime dhe takimeve, delegacioni u shprehën se janë të interesuar për mundësin e një vizite të ngjashme edhe në tetor, për të parë mundësit e bashkëpunimit dhe vazhdimin e bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …