leoni

Timothy Less

Timothy Less: Qëllimi i Kosovës është për ta integruar veriun dhe jo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Analisti, Timothy Less, nga Qendra për Gjeopolitika në Mbretërinë e Bashkuar është cituar të ketë deklaruar se zhvillimet e fundit në Kosovë janë një pengesë serioze për çdo vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse ai dialog  nuk do të thotë asgjë. Duke komentuar situatën aktuale në veri të Kosovës, bllokadat e vendkalimeve Bërnjak dhe Jarinjë, sikurse edhe rrugët që çojnë në këto pikëkalime, të cilat filluan javën e kaluar si reagim i serbëve nga Kosova Veriore ndaj vendimit të Qeverisë për të nisur masat reciproke të targave ai thotë se qëllimi i qartë i shqiptarëve për të integruar pjesën veriore të Kosovës tregon qartë se ata nuk kanë ndërmend të krijojnë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Nga ana tjetër, Serbia nuk ka ndërmend të njohë Kosovën, sepse nuk ka asnjë nxitje të dukshme për ta bërë këtë. Kjo krijon një realitet të ri në Kosovë. Është gjithnjë e më e sigurt se nuk do të gjendet zgjidhje për mosmarrëveshjen e Kosovës përmes negociatave, të cilat do të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni”, pohon Lessi për Qendrën Hulumtuese në Serbi, “Demostat”, transmeton Zeri.info.

Ai beson se nisma “Ballkani i Hapur”, në të cilin marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, “nuk ka dështuar plotësisht” për shkak të bllokadave aktuale në Kosovë, “por ajo që po ndodh aktualisht është një ngecje serioze”.

“Është e qartë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës tani do të jenë në një trajektore rënëse, sepse Prishtina ka vendosur që nuk mund të tolerojë më status quo-në e pakënaqshme dhe dëshiron të krijojë fakte të reja politike në terren – më saktësisht, për të krijuar një shtet të bashkuar të Kosovës pa rajone etnike. Kjo është arsyeja pse ajo është në konflikt me Serbinë, e cila nuk do të pranojë atë që ajo e sheh si një përpjekje për të pastruar etnikisht Kosovën nga serbët. Prandaj, Kosova nuk do të ulet në tryezën e negociatave dhe të negociojë hyrjen në ndonjë organizatë të re rajonale, pjesë e së cilës është Serbia, veçanërisht sepse Kosova beson se kjo do t’i mundësonte Serbisë që të ‘ndikojë shumë’ në çështjet ndërkombëtare”, shpjegon Timothy Less.

Less thotë se “nuk sheh një shans të madh” që Ballkani i Hapur të “shkojë larg”, sepse për shkak të kundërshtimit të Kosovës për t’u bashkuar, as Bosnjë e Hercegovina e as Mali i Zi nuk do ta bëjnë këtë. “‘Ballkani i Hapur’ do të mbetet i kufizuar në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që përfundimisht do të zvogëlojë entuziazmin e tyre për të arritur diçka domethënëse”, tha Timothy Less.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …