Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë vizituar biznesin “Haxhijaha Trade”, ku u pritën nga pronari Nevzat Haxhijaha me bashkëpunëtorë. “Haxhijaha Trade” është një nga kompanitë më të mëdha dhe serioze në komunën e Rahovecit. Një brend i njohur gjithandej në Kosovë, me 45 punëtorë, Haxhijaha ka arritur që me përkushtim dhe seriozitet të arrijë këtu ku është sot. Kryetari Latifi është informuar rreth planeve të tyre për investime të mëdha në një plan afatshkurtër ku pritet të krijohen edhe më shumë vende pune për Rahovecin. Kryetari Latifi, i siguroi ndërmarrësit se do të vazhdoj të jet afër bizneseve dhe zhvillimeve të tyre, me të gjitha kapacitetet.