Deklarata e Vuçiqit po sa doli nga mbledhja e Sigurisë Kombëtare të Serbisë e tha vetëm me njw fjali!
-Nečemo ostati da se bruka Serbia?!
Që donë te thotë shqip -Nuk do ta lamë Serbinë te turpërohet-?!
Mbajtja pezull e dialogut duke mos u marrur vesh është bërë me qellim nga Serbia!
Nuk donë të merret vesh pa e marr veriun!
Veriun me luftë e din se s’mundet me e marr pasi asht NATO këtu dhe asht nën mbrojtjen e KFOR-it Kosova.
Për atë e instrumentalizon faktorin brenda Kosovës që është popullata serbe dhe brenda kësaj popullate ka fut aktor te spiunazhit serb dhe rus!
Këta një pjesë i ka legalizuar dhe i ka fut në strukturat e shtetit në Parlament dhe në qeverinë e Kosovës Lista Serbska!
Ksshtu që organizon rezistencën e hapur dhe të msheft gjithmonë duke përdor faktorin demografik të veriut tonë!
Pasi që arriti të i përzen 30.000 shqiptaret e kësaj pjese edhe at pas luftës nën hundën e ndërkombëtareve dhe me miratimin nga UNMIK EULEX -KFOR-
U pat përkrah ndarja e kësaj pjese nga KFOR-i Francez! Po ashtu u përkrah edhe dëbimi i Shqiptarëve nga shtepitë e tokat autoktone të tyre për tej Ibrit!
Tani ajo pjesë është me 90% popullsi serbe!
Duke i pas serbija kta faktor dhe vazhdimisht perkrahjen Ruse si dhe disa parime deshtuese të Europes!
Po e mban situatën në tym! Modeli kushtet para statusit, ishte i Evropës për njohjen e Pavarësisë së Kosovës!
Tani i përsëritur nga Serbia, kjo kërkon aq shumë sa shteti i Kosovës te mos jetë funksional!
Kur nuk e njohu projektin e Ahtisarit, ajo qartë kërkoj përtej kompromisit duke synuar maksimumin!
Vendosi 6 pika (kërkesa) dhe pak nga pak Kosova rrëshqiti drejt atyre duke pranuar ne fillim bisedime teknike!
Pastaj (Fusnota),e ma vonë për dialog politik,territorial e kushtetues!
Kjo pa siguri,e qëndrimit dhe funksionimit te shtetësisë së Kosovës, beri që te i tërheqin njohjet nga disa shtete dhe mos te na njohin të tjerët!
Serbia avancoj në politiken e saj te jashtme normal me përkrahjen ruse dhe me qartësinë për ti arrit qëllimet e veta!
Me Evropën luajti lojën herë nxeh herë ftohë!
U armatos e fuqizuar ushtarakisht,i futi ruset në Nish dhe furnizoi tan serbin me gazin dhe armët e tyre!
Me Kinen bëri shumë marrëveshje dhe thithi shumë investime sa edhe u faktorizua!
Në Kosovë shkuan punët shumë keq, nuk ditëm me ndërtuar shtet, nuk patëm në udhëheqje shtet formues!
Udhëheqja ishte e përkushtuar në rivalitetin e brendshëm dhe ne favoret individuale grupore!
Pasurim të pa ligjshëm dhe korrupsion, deri sa korrupsioni u shendrruar në sistem korruptiv!
E përgjithshmja e Atdheut dhe mirëqena e popullit ishte në radhë të fundit,apo gati i ishte lan krejt stihis!
Alternativ tjetër nuk dukej në horizont, opozita kishte qasje te dhunshme dhe jo parimore për te dhanë kontribut në ndërtim të shtetit bile edhe e shkatërronte!
Kështu opozita u shendrruar një bllokadë për te mos ecur para me proceset! Si e tillë u prezantuar nga opinioni dhe u kuptuar nga aleatet!
Aleatët shpresonin deri vonë në ish pushtetarët, që i ndërronin pozitat dhe koalicionet vetëm për te mbajt pushtetin dhe zhvat buxhetin!
Kështu që asnjëherë spati një arkitekturë shtet formuese dhe nuk erdhën drejtues teknokrat ne shtet e te udhëheqin profesionalisht Shtetin,por gjithmonë nepotizmi e familjarizim deri sa edhe ekonomikisht i nzun frymën shtetit te ri!
KPA-AKP 5 persona shiten pa te drejt e pa ligj krejt pronat e Kosovës shkatrrën industrinë ekonomin dhe i lanë punëtoret në rrugë, rinia e pa shpresë iku në tregun e punës në perëndim!
Kjo i konvenonte UNMIK-ut – EULEX-it bile u dizajnua nga ata për të u varfëruar pjesa ma e madhe e popullit dhe për tu pasuru e kapitalizu një pjesë e vogël 20% e Oligarkëve! Për te u krijuar shtresat dhe për te krijuar rendin kapitalist në Kosovë! Kosova e cila kishte dalë nga një rend gjysme feudal e social!
Veriu mor gjithë energjinë jo veç rrymën pa pagës, por edhe të te menduarit dhe tërë opinionin kosovar!
Sa herë donë Serbia ja ndez motorët komunitetit në veri!
Edhe ndërkombëtaret krijuan situata te tilla te shpërdorimit e të shpërqendrimit si dhe e degraduan, nga proceset Kosovën!
Kërkuan dhe shtruan njohjen e kufirit me Maqedoninë sipas marrëveshjes se viteve 1990 ta Millosheviq Gligorov!
Ju ndan me mira hektar e ma vonë edhe nga Mali i Zi,ku ju dhanë dhjetëra mira hektar!
Këto ishin dezorientime te kursit politik dhe harxhim i gjithë energjisë së brendshme dhe humbje e diskursit te jashtëm në dëm te Kosovës!
Serbja aktivizoj gjithë mekanizmat dhe mjetet e veta drejt bllokimit të Kosovës në integrimin e strukturave ndërkombëtare! Pengoj hyrjen në UNESCO dhe Interpol!
Serbia paguaj Karla Del Ponten për ta shkruar librin kundër UÇK-së dhe e bëri!
Po ashtu pagoi Dick Martin,të bëj shpifjet monstruoze gjëja janë shitur organe njerëzore nga UÇK! Me ndihmën e pansllavëve dhe ndihmën e kolabracionistve shqip folës siguroi provat e konstruktuara e të mbledhura,
Nga dëshmitar te paguar siguruar me azile dhe të rrejshëm në Kosovë e Serbi për UÇK-në!
Ky ndikim u duk qartë në Këshillin e Evropian që nxori rezolutë në përkrahjen e raportit te Dick Martit për Kosovë!
Ky Këshill kërkoj themelimin e Gjykatës Speciale për ta gjykuar UÇK-në.
Me krimet e supozuara!
Me shumë presion u detyruar Parlamenti i Kosovës, ta votoj dhe miratoj krijimin e kësaj Gjykate anti Shqiptare qe njollosi imazhin e Kosovës veçmas UÇK-n,gati sa si përfshiu edhe NATO-n dhe aleatet e luftës së përbashkët me UÇK-në!
U përpoqën edhe Shqiperinë ta bëjnë bashkë fajtore!
Në fillim Gjykata pranoj nen juridiksionin e kushtetutës së Kosovës te jetë! Pas themelimit kjo krijoj gjitha strukturat dhe nivelet deri ne gjykatën e vet Kushtetuese!
Ja grabiti pa pëlqimin e Kosovës te gjithë pavarësinë juridike Kushtetuese!
Tani pa drejtësisht mbahen peng udhëheqës të luftës e te Shtetit me qëllime puro politike!
Në Politik erdhën te pa pajtueshmit kundërshtaret (Revulocionaret)
Populli votoj me shumicë kundërshtaret e pushtetit!
Këta dhanë shpresa, se do ta luftojnë Hajnin, korrupsionin, nepotizmin dhe do ta ndalin emigrimin e të rinjve me hapjen e vendeve të punës dhe rregullim social e shëndetësor!
Por nga ardhja ne pushtet këta merren me fajësimin e ish-poshtetarve, jo me të tanishmen dhe të ardhmen!
Mbeten në margjinat teorike duhet kështu e ashtu! Duhet analizu e shqurtu, duhet me analizu e rregullu, duhet ndalu! Mbeten pa ndonjë vendim të duhur te qartë e të dukshëm nuk lëvizen para!
Këtyre ju mungojnë profesionistet teknokrat që din ta projektojnë e ndërton Shtetin, mungojnë prapë kreatoret dhe shtetformuesit!
Këta të tanishmit duken si shkollar pa praktik dhe të ngarkuar me urrejtje patologjike për ata që i pengonin te vinin në pushtet!
Këtyre ju asht bërë opsesion se ata apo hija e tyre ju duket se i ndjek prapa, fyen e shajnë pa llogaritur edhe vlerat ma eminente te kombit si që asht lufta për liri dhe UÇK-ja kreatorja e lirisë!
Tani morën një vendim te dukshëm dhe me peshë!
Vendosja e Reciprocitetit për Targat!
Ishte vendim i duhur apo jo? mendoj se po!
Ishte në kohen e duhur apo jo! Mendoj se po!
Këto po provohen në teren dhe do te i konstatojmë ma vonë a ishte e duhur dhe efikase!
Nuk mendoj se ka pas vend për hezitim pasi veç u ndërmarr veprimi!
Është shumë nihiliste të nxjerrsh para interesit të përgjithshëm para Atdheut interesat personale grupore si që banë shumë sharlatan banalista media e në Facebook, portalet!
Asht për te i lavdëruar policin ton pa dallim nisie,të gjithë atdhetar e patriot për Atdheun, me sjellje e durim të matur për mrekulli e kanë menaxhuar deri tani situatën!
Serbia ka dashur dhe ka imponuar ekcese!
Vučič trazoi gjithë forcat ushtarake dhe armatimet qe i kanë!
Mandej manovroi edhe me Aeroplan e Helikopter duke shkelur vijën ajrore të kufijve tan! Vetëm me ndodhur incidente me qellim të pretekstit me kërkuar nga këshilli i sigurimit me shpall si zonë te mbrojtur veriun deri sa kishte me krijuar struktura te bashkësisë (Zajednices) serbe e për ta bërë entitet të veçantë pjesën deri në Iber!
Djelmoshat tan me profesionalizëm nuk lejuan ketë qellim!
Jo pa qellim te kësaj natyre ishte Ambasadori rus në Kufi!
Vëzhguesit serbo-rus përcollën gjendjen në ç’do kohë pergraditen raporte te rrejshme për atë ç’ka ndodhte!
Bën presionin e pa shembullt ushtarak me të gjitha kapacitetet dhe forcat e tyre!
Deshën të i futin në lojë KFOR-in ta shpallte gjendje të jashtëzakonshme e të pa qëndrueshme, të ndërkombëtarizohej problemi i Veriut!
Dy tentativa pat Serbia te ushtroj frikë, presion dhe incident ushtarak!
Por nuk guxoi!
E dyta kërkoj ta shpallnin Zajednicen si krijesë e entitet menjëherë!
Kjo s’mund bëhej se ishin prezentë shumë forca Policore të Kosovës!
Tani përpiloj 4 kërkesa ketër pika.
Pos kërkesës mej larguar nisi speciale nga veriu! Kërkoi te mos burgosej e te lirohej nga akuza Teodorjevič i cili u dënuar me 2 vite burg,pasi injoroi te qenurit masakra e Reqakut dhe e quajti inskenim nga shqiptaret!
Kërkesa tjetër
të themelohej Zajednica menjëherë! Po ashtu kërkoj te hiqet reciprociteti në targa!
Kjo e fundit tregon qartë se po e pengon Vučićin veriu nën sovranitetin e Kosovës!
Me qellim duke ju premtuar serbeve të Kosovës se ju jeni me Serbinë duke i mbajt me mashtrime!
Vendosja e targave e zhveshi Vučičin nga mashtrimi dhe nga ajo se do ta shtiren sovranitetin në veri!
Për ket shkak sa mundej çirrej se Serbia se pranon poshtërimin (neqe da se bruka Serbia)!
Realisht veprimet e tyre janë te turpshme dhe jo njerëzore!
Me gjithë at edhe se qartë shihen pretendimet, ky vetëm ne dy pika të kufirit nuk pajtohet me i ndërruar tergat!
Në Jarin e Bernjak!
Në te gjitha vendkalimet tjera s’është ky kundërshtim!
Shihet qartë se ka pretendime territoriale në pjesën veriore të Kosovës!
Nuk është veç pretendim por asht qellim që nuk pushon edhe ne se qetësohet situata!
Serbia ka për qellim aneksimin e veriut!
Me futjen tinëzare brenda me strukturat civile te jashtme e të brendshme me e shpall Zajednicen dhe mej legalizuar këto struktura me e marr nën kontroll veriun!
Ose përmes marrëveshjes si qe ishte ajo e 2013 e nënshkruar nga ish pushtetarët e që kushtetuesja e beri të pa pranueshme duke i kontestuar me dhjetëra nene!
Na kushtuan shumë hapat e gabuara në politik!
Si dhe në dialog duke mos i bë transparente marrëveshjet dhe duke i interpretuar palët sipas qëllimit te ndikimit në popull! Kur janë te gabueshme kosto vije mbrapa!
Tani prapë nëse do te gabohet dhe do te mbahen te fshehura, kostoja vjen pastaj!
Por për gabimet e bëra trathtija ju ndjek prapa dhe nuk skadon kurrë afati i gabimeve!
Për te dhanë llogari do te jeni apo jo në qeveri e ku do qe të jeni të keqen do ta keni në qaf!
Serbet lokal patën provuar ta shpallnin një anshëm Zajednicen por nuk ju funksionoj!
Serbia me këmbë ngusin ma te madhe kërkon qe të i shkëput diçka Kosovës kjo është kërkesë e përhershme politike dhe publike e saj !
Si dhe me ndërkombëtarizimin e marrëveshjes për epitetin e veçantë të serbëve të veriut tonë!
Marrëveshja do të ja legjitimonte vendimet e këtij entiteti për tu vet qeverisur dhe bashkuar me Serbin!
Jam për te i gëzuar te gjitha të drejtat në Kosovë të gjitha minoritetet si Shqiptaret shumicë! Ama Serbet e privilegjuar nuk kënaqen me barazi por duan shkëputje te territoreve ne veriun e Kosovës!
Kjo kurrë nuk duhet te ndodhë!!! Ata nëse nuk duan të ndihen si te gjithë Kosovaret e duan Serbinë në te shkojnë!
Por toka është e jona në ta dinë për gjithmonë as me luftë e as me asnjë çmim se japim as një pëllumb te Kosovës!
Serbia donë ruajtjen me ç’do kusht të kishave Shqiptare ortodokse, te konvertuara në kisha Sllave dhe territorin rreth tyre si ekstra teritorjalitet!
Kosh i ka than ti tjetërsoi kishat tona dhe te i uzurpoj tokat rreth tyre!
Me krejt këto donë me ju kthyer besimin serbeve të Kosovës, dhe sigurinë e serbeve te mbetur, që një dit do te kthehet Serbia prapë me e pushtuar e rikolonializuar Kosovën?!
Qeveria e sotshme e Kosovës edhe ato në të ardhmen duhet ta ruajnë sovranitetin, veçmas ta kenë kujdes veriun e vendit!
Të mos bien pre e Evropës e as e mashtrimeve Serbo sllave!
Atje duhet kujdestari e përhershme!
Në se e lyp nevoja duhet mbrojtur, me luftë ky është territor i Kosovës!
Nuk duhet lëshuar pe, as dhanë mundin Serbisë për të cenuar integritetin dhe sovranitetin e Kosovës me as një çmim!
Shihni si na sjell qe dhjet vitet e fundit Serbia me çështjen e veriut tonë, krejtësisht çështje e jona e brendshme!
Sa shumë damë kombëtar e ndërkombëtar na ka sjell!
Sa shumë humbje ekonomike e opinjane destruktive e humbje te energjisë për te mos gjetur rrugë me shkuar para me proceset zhvillimore të kohës!
E harruam popullin tonë Kosovën Lindore sikur mos te ishte e jona!
Na ka mbërthyer Serbia me shumë vargoj dhe ne jemi bë te mvarsit psikik, sikur nuk banë pa Serbin?!
Pa dialogun e ‘’famshëm’’ Për se dialogohet të njeh, s’të njeh Serbja?!
Në se po a pushojnë problemet? mendoj se jo!
Në se jo a ndalen pretendimet, mendoj se kurrë!
Po vetëm forcën e njeh Serbia!
Të fuqizohemi ekonomikisht ushtarakisht të jemi bashkë për ç’do gjë me Shqipërinë, të hymë në NATO-
Ta kem aleate përherë Amerikën e Anglinë!
Naj merr te keqen Serbia e zgjebosur humbësja e luftës 1999!
Ta ruajmë Kosovën gjakun e derdhur për lirinë ,që s’ka çmim!