leoni

Partia Liberale Serbe ka akuzuar Listën Serbe për kërcënim me eliminim fizik të anëtarëve të kësaj partie

Lista Serbe: Në konsultim me qytetarët tanë, ne njëzëri hodhëm poshtë një propozim të komandantit të KFOR-it për veriun

Komandanti i KFOR-it, Franco Federiçi u ka propozuar kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që pjesëtarët e njësive speciale të policisë në detyrë në vendkalimet kufitare të zëvendësohen nga ushtarët e KFOR-it, dhe se vendimi i qeverisë së Kosovës për targat e përkohshme për automjetet nga Serbia të mbetet në fuqi. Kështu thotë Lista Serbe përmes një komunikate, duke theksuar se ata e refuzuan një propozim të tillë. “Në konsultim me qytetarët tanë, ne njëzëri hodhëm poshtë një propozim të tillë. Populli ynë dhe ne, përfaqësuesit e tij, nuk jemi gati të pajtohemi me synimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të hequr të drejtën për lirinë e lëvizjes, e cila është vlera e Evropës moderne për dekada dhe që duhet të zbatohet edhe për serbët në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe. Deklarata thotë se “për shkak të vendimit të njëanshëm të Prishtinës”, serbët protestojnë prej nëntë ditësh në vendkalimet kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut dhe se ata do të qëndrojnë atje “për aq kohë sa është e nevojshme, sepse ata nuk e pranojnë synimin e Prishtinës për të na vendosur në kafaze”. thuhet mes tjerash  në deklaratën e Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …