Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në letrën e tij, drejtuar kryeministrit, Albin Kurti të cilën e ka publikuar, ka nënvizuar se “politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz” dhe Albini po e rrezikon projektin më të rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik për Kosovën. “Zëvendës-kryeministri, Bislimi e etiketoi dhe e përshkroi Projektin e Gazit si një projekt rus, mohoi vendimet e qeverive të mëparshme dhe dezinformoi publikun me shumë të pavërteta të dëmshme. Nga ju Kryeministër pres distancimin publik dhe thirrje në përgjegjësi të zëvendës-kryeministrit Bislimi, në të kundërtën e vlerësoj që qëndrimet e Zëvendëskryeministrit dhe të Kryeministrit janë në pajtueshmëri të plotë. Prandaj, në këto rrethana kërkesën për një takim konsultativ e konsideroj si të panevojshëm. Për më tepër, ne presim që qeveria të marrë vendimet e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e projektit të Kompaktit bazuar në studimet e kryera deri më tani nga të gjithë aktorët e përfshirë në të”, thuhet në letrën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt drejtuar kryeministrit, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …