Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, sot do ta vizitojë Kosovën si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës, Presidentja e KE-së do të takohet me kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti. Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …