Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të mbajnë takimin e tyre të radhës këtë të mërkurë në Bruksel. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano. Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës. Ndërsa, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar për lajmi.net se në takimin e delegacioneve pritet të marrë pjesë edhe zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës. Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …