Shemsi Syla

Zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zv. komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, do të presin në takim, z. Thomas Silberhorn

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zv. komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, do të presin në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. Takimi bilateral në mes të dy vendeve do të mbahet nesër, me 30 shtator, duke  filluar nga ora 10:15. Më pas, të dy delegacionet do të vizitojnë Kazermën “Adem Jashari”, me ç’rast do të bëhet edhe dhënia e donacionit nga Gjermania për pastrimin e ujit. Pas dorëzimit të donacionit do të ketë konferencë për media. Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar rregullat nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë me Covid-19. (Gazetaret pjesëmarrës duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë testin negativ për Covid-19, për t`u lejuar qasja në Kazermë).

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …