Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ajo ka thënë se situata në veri duhet të shtensionohet dhe Kosova e Serbia t’i kthehen tryezës së negociatave për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. “Është shumë më rendësi që ne të ecim tutje përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi etike që të bëhet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jam shumë e shqetësuar me situatën në veri, dhe është me rëndësi që të shtensionohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe e vetmja mënyrë që të bëhet kjo është përmes dialogut”, ka thënë Von Der Leyen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …