Mbahet mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e XII-të të  rregullt të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile u debatua për këto pika të rendit të ditës:

Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 19.07.2021 dhe nga mbledhja e datës 03.08.2021,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitet 2022-2024,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2022,

  4. Marrja e vendimit për transferin e mjeteve nga kategoria rezervë në kapitale,

  5. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”,

  6. Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan,

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdua me pikat e rregullta të rendit të ditës. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pikat 2, 3 dhe 4 janë aprovua me shumicë votash pas diskutimeve të shumta nga të gjitha grupet parlamentare, njëkohësisht dhënies së sqarimeve nga drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës lidhur me Draft-Rregulloren për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”, pas sqarimeve nga Drejtori i Arsimit, kjo pikë me vota unanime është miratua nga të gjitha grupet parlamentare për të ju nënshtruar proceduarve të mëtutjeshme. Edhe pika e radhës lidhur me shqyrtimin e Draft-Statutit të Muzeut në Deçan, pas dhënies së sqarimeve nga Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sporte Leonora Ukëhajdaraj, mori miratimin e Asamblesë Komunale për zhvillim të proceduarve të mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …