Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar biznesin familjar N.T.P.”Vedad” me pronar Usame Zllanoga, që merret me prodhimin e arkave të drurit, kryesisht për rrush.
Kryetari Latifi u informua nga pronari se ky biznes është i shtrirë edhe në Prishtinë dhe ka arritur mjaft suksese në vitet e fundit. Histori të tilla, ku e gjithë familja angazhohet në punë dhe arrin të krijojë diçka kaq të suksesshme janë inspirim për të gjithë ne, ka thënë kryetari Latifi.