Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesorit universitar, Enver Hasani, duke folur lidhur me tërheqjen e forcave policore nga kufiri me Serbinë dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse ka deklaruar se KFOR-i po merr juridiksionin e autoriteteve të shtetit të Kosovës. Kjo ka dy pasoja: e para, i jep KFOR-it një mandat të sigurisë, pra jo mandat ushtarak, që u takon autoriteteve policore kosovare; dhe, e dyta, shtyn formimin e Ushtrisë së Kosovës sepse me këtë Kosova po tregon që nuk ka kapacitete për të ndërtuar struktura ushtarake neutrale dhe të besueshme sipas standardeve të NATO-s. Kjo që po ndodh tani nuk ka fare të bëjë me këtë mandat të KFOR-it, por me rikthimin e mandatit parësor të tij në një mandat që u takon organeve të sigurisë së Kosovës ka deklaruar mes tjerash Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …