Sot në pikëkalimin kufitar në Merdar, u dorëzuan eshtrat e martirëve të Masakrës së Rezallës të 5 prillit të vitit 1999. Familjarët dhe të afërmit e tyre me lule e kurora mbuluan flamujt kombëtarë të vendosur mbi arkivolin me eshtrat e secilit. shpresa se janë gjallë tashmë u fashitën pas ndeshjen me realitetin e tmerrshëm, sot morën fund në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, me dorëzimin e eshtrave të më të dashurve të tyre – viktima të masakrës, që kishin kryer forcat serbe më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Rezalla gjatë kohës së luftës ka qenë bastioni ndër më të rëndësishmit të UÇK-së, andaj edhe hakmarrja u ushtarëve dhe policëve të Milosheviqit ishte e egër barbare e antinjerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …