leoni

Zëvendësministri, Shemsi Syla, priti Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn

Zëvendësministri, Shemsi Syla, priti Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, pritën në takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn. Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, bashkëpunim ky i cili do të thellohet dhe do të avancohet edhe më shumë në të ardhmen. Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për fazat e zhvillimit të FSK-së dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që FSK-ja të jetë forcë e pajisur mirë, e trajnuar dhe ndërvepruese me shtetet anëtare të NATO-s.

“Ne i jemi falënderues qeverisë dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë dhe çdoherë ka qenë krah i fortë i Republikës së Kosovës”, tha zëvendësministri Syla me këtë rast. Më tej, ai theksoi se Gjermania është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të FSK-së, duke dhënë mbështetjen si me edukim dhe trajnime të pjesëtarëve të FSK-së, shkëmbim të përvojave ndërmjet njësive dhe sektorëve, dërgimin e këshilltarëve bilateralë, donacionet në formë pajisje, etj.

Në fjalën e tij, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn, theksoi se shteti gjerman është i interesuar në ngritjen e kapaciteteve institucionale të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes në veçanti.

Me këtë rast, z.Silberhorn, para mediave theksoi se ndjehet i lumtur për faktin që FSK-ja është në rrugë të mbarë në procesin e tranzicionit të saj.

Ndër të tjera, ai theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së nga fusha e arsimimit dhe stërvitjes, si dhe sistemeve të mbështetjes logjistike të FSK-së.Më tej, z.Silberhorn tha se e gjithë kjo mbështetje ka për qëllim që FSK të jetë forcë e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, dhe ndërveprueshme për operacione të përbashkëta paqeruajtëse. Në fund të këtij takimi, të dy delegacionet vizituan Kazermën “Adem Jashari”, ku pjesëtarët e trajnuar të FSK-së demonstruan përdorimin e pajisjeve për pastrimin e ujit, të dhuruara nga shteti gjerman, të cilëve iu ndanë edhe certifikatat me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …