Komuna e Vitisë pranon rekomandimet nga Organizata EULOC në Viti, lidhur me buxhetimin gjinorë

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Vitisë me Organizatën për Reforma Lokale – EULOC në Viti, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar raportin me rekomandime për hapat e ardhshëm në procesin e zbatimit më të mirë të buxhetimit gjinorë në Komunën e Vitisë. Nga përfaqësuesit e kësaj organizate bëhet me dije se rekomandimet lidhur me buxhetimin gjinorë kanë dalë nga takimet dhe trajnimet e ndryshme që janë zhvilluar por edhe nga procesi i monitorimeve në këtë komunë. Kurse kryetari Haliti dhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë nënshkruar dokumentin e rekomandimit dhe janë pajtuar që komuna e Vitisë, do të shikoj të gjitha mundësitë që rekomandimet të gjejnë zbatueshmeri sa më të madhe në këtë komunë. Përndryshe ky raport është bërë në kuadër të projektit ” Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejtë të politikave gjinore në komunën e Vitisë” e cila ka pasur edhe mbështetjen e kryetarit Haliti dhe është financuar nga ADA dhe SIDA përmes Gender Budget Watchdog Network.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …