Bekim Jashari nga Merdare thotë se këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme

Bekim Jashari nga Merdare thotë se këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme

Me rastin e kthimit të trupave të viktimave të masakrës së Rezallës, në Merdare në pritjen e këtyre trupave, bashkë me familjarët i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai, me këtë rast u shpreh se në këtë ditë krahas pikëllimit që ndajmë me familjaret e dëshmorëve, ndjemë edhe lehtësim për faktin që tashmë dihet se ku pushojnë trupat e tyre. “Këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme. Sot krahas dhimbjes, familjarët e këtyre martirëve por dhe ne si shoqëri përjetojmë lehtësim sepse tani të paktën e dijmë se ku prehen eshtrat e tyre dhe  ku mund të vendosim kurora lulesh e të bëjmë homazhe”, tha Jashari. Jashari, tutje bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare, që të ushtrojnë presion mbi palën serbe, për kthimin e eshtrave e të zhdukurve të tjerë të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …