Dibran Fylli është kandidat i AAK-së në listën "E para Prishtina" për Asamble në qytetin e Prishtinës në listën zgjedhore me numër 52

Dibran Fylli është kandidat i AAK-së në listën “E para Prishtina” për Asamble në qytetin e Prishtinës në listën zgjedhore me numër 52

Dibrani është kandidat i AAK-së në listën E para Prishtina për Asamble në qytetin e Prishtinës në listën zgjedhore me numër 52.

Kandidati i Listës E PARA PRISHTINA, për Asamble komunale të Prishtinës prioritet e ka kulturën dhe është i përkushtuar që të punojë gjithnjë në shërbim të qytetarëve
Dibran Fylli me profesion është regjisor, jeton në Prishtinë dhe pavarësisht problemeve e parregullsive të mëdha që po paraqitën në fushën e kulturës, ai është betuar që pa lodhje e me përkushtim të gjendet e të bashkëjetojë me hallet dhe kërkesat e shkrimtarëve, poetëve, artistëve, kineastëve që së bashku ta përmirësojnë gjendjen kaotike të komunitetit artistik në Komunën e Prishtinës.
Dibrani është kandidat i AAK-së në listën E para Prishtina për Asamble në qytetin e Prishtinës në listën zgjedhore me numër 52.
“Jam shkolluar në qytetin universitar të Sllovenisë në Lubjanë, një pjesë të jetës e kam kaluar atje dhe e di fare mirë çka do të thotë të i prijë kultura një kombi, gjë që të ne kjo nuk ka ndodhur e po vazhdon të mos ndodhë. E di dhe jam i sigurt se kultura, sporti e rinia janë dhe duhet të jenë flamurtarë të shtetit”… Dibrani është njohës i mirë i situatës aspak të mirë sa i përket kulturës në Komunën e Prishtinës, prandaj është i sigurt se vetëm me punë, drejtësi e ndershmëri mund t’i ndihmoi kulturës në Kryeqytet, duke i përkrahur e afruar mundësi që të
zhvillohen aktivitete me vlera në fushën e kulturës. PROGRAMI DHE PLATFORMA PËR KULTURË E LISTËS

E PARA PRISHTINA

-Prishtina, tash e sa vite kërkon një qeverisje të popullit, prej qytetarit për qytetarin, të udhëhequr nga njerëz të guximshëm për vendimmarrje! -Nëse Ne mendojmë ndryshe nga qeverisjet e kaluara, nuk do të thotë se e duam
Prishtinën më pak se ata!
______________________________________________________
. Dyfishimi i buxhetit për zhvillim dhe përkrahje të aktiviteteve kulturore; (këtu hyjnë zhvillimi, ngritja dhe avancimi i Ansambleve,
SHKA-ve dhe shoqatave tjera kulturore, botimi, koncertet, filmi, sidomos ai dokumentar etj. si dhe përkrahja e Ansambleve qe marrin pjesë në Festivale ndërkombëtare)
• Organizimi i festivalit vjetor të muzikës “Nexhmije Pagarusha” – (çdo lagje me lloje të ndryshme të muzikës, ngjashëm me festivalin e muzikës në Gjenevë);

• Teatri “Dodona” do të ketë buxhet për organizimin e aktiviteteve; (shfaqjeve teatrore, shfaqje për të rinj dhe fëmijë etj. si dhe organizimi i
Festivalit të dramës në nivel kombëtar)

• Rinovimi i muzeve të qytetit;
• Avancimi i infrastrukturës dhe përmbajtjes së bibliotekave komunale; (këtu hyjnë edhe bibliotekat e shkollave të cilave u mungojnë biblioteka)
• Ndërtimi i kompleksit kulturor – shkolla e muzikës, teatri dhe galeria e artit bashkëkohor.
________________________________________________
• Inicimi i kthimit të një organi vrojtues të pavarur;
• Rishikimi i pozitave kyçe të stafit të brendshëm të teatrove;
• Hapësira e garderobës dhe kostumet përkatëse për secilin sektor të teatrit;
• Realizimi i muzeut në foaje me reliktet, kostumet, rekuizitat e shfaqjeve të vjetra;
• Krijimi i politikave për angazhimin e aktorëve veteranë dhe aktorëve të pensionuar brenda repertoarit të teatrit;
• Rishikimi dhe rifreskimi i vazhdueshëm i ansamblit rezident;
• Realizimi i repertoarit të përbashkët me teatrot profesionale të komunave;
• Formimi i një festivali të përhershëm të Teatrit Dodona – Festival i dramës
• Përmirësimi i imazhit, përfshirë edhe pamjen e jashtme të teatrit (sipas planifikimit tonë do të shikohen të gjitha mundësitë që Teatri Dodona, ta ruaj strukturën e tanishme, duke marrë formën e Teatrit të Kryeqytetit, të vendoset në vendin e duhur në lokalet e “Kino artamës”).
-Më në fund qytetarët e Prishtinës do ta vërtetojnë se vetëm lista E para Prishtina me kryetar Daut Haradinaj e mbajnë premtimin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …