leoni

KOMUNA E JUNIKUT NËNSHKRUAN KONFIRMIMIN PËR MBËSHTETJE TË ZHVILLIMIT TË PROJEKTIT 1,800.000 EURO ME NDIKIM NË ZHVILLIM TË TURIZMIT

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka nënshkruar konfirmimin për mbështetje të zhvillimit të projektit “Natur Kosova”, projekt i cili erdhi nga identifikimi i objektivave të nevojshme për përkrahje nga Komuna e Junikut drejtuar Agjensionit Italian për Zhvillim dhe Bashkëpunim me qëllim zhvillimin e turizmit. Projekt-ideja e komunës së Junikut me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor, natyror, rekreativ e shpirtëror e paraqitur tek Qeveria Italiane në Romë përmes Agjensionit shtetëror Italian, ishte objektiv nga dhe u aprovua për tu mbështetur si projekt. Projekti që do fuqizoj turizmin në komunën e Junikut është projekt tre vjeçar dhe ka vlerën 1.8 Milion Euro, ku synon që përmes turizmit natyror dhe kulturor të përmirësoj jetën e komunitetit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …