Deri në fund të javës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 1900 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale. Këto pako janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është diskutuar edhe shkresa e Ministrisë së Arsimit, që të mos shfrytëzohen hapësirat e shkollave për fushatë zgjedhore. Për këtë, pati paqartësi nga anëtarët e komisionit, se a ndalohet edhe shfrytëzimi i hapësirave të jashtme. Deri më tani, nëntë tubime janë mbajtur pa i përfillur masat dhe rregullat zgjedhore, si dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse anti-COVID. Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga MAShTI kanë pranuar shkresë për ndalimin e aktiviteteve të fushatës në hapësirat e brendshme të shkollave. Mirëpo, anëtarët e komisionit kanë kërkuar interpretim më të saktë nga MAShTI se a ndalohet edhe shfrytëzimi i hapësirave të jashtme për mbajtjen e fushatës zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …