Sot në Prishtinë, Instituti i Mediave i Kosovës ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhorë. Pjesëmarrës në këtë kuvend ishin një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të mediave lokale dhe regjionale të Kosovës. Në kuvend u prezantuan të arriturat dhe projektet e bordit në mandatin e kaluar, projekte që e kanë ngritur institutin në një nivel të shkelqyeshem të organizimit. Nga ky kuvend, doli edhe bordi i ri me këtë përbërje: Kryetar Fazli Veliu, Nënkryetar Agron Krasniqi dhe anëtar bordi Nexhmedin Spahiu, Lavdije Krasniqi, Lekë Musolli, Zeqir Mehmetaj dhe Driton Ramadani. Bordi i ri ka mandat 4-vjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …