Kryetari i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev sërish ka paralajmëruar publikimin e materialeve me incizime të përgjuara që kanë të bëjnë me rastin ‘Monstra’. Sipas kreut të opozitës maqedonase, publikimi i këtyre materialeve do të bëhet pas protestës së kësaj partie në muajin maj. Zaev paralajmëroi publikimin e incizimeve edhe për vdekjen e kryeredaktorit të Fokusit, Nikolla Mlladenov si dhe për rastin Martin Neshkovski. Duhet të theksohet se kryetari i social-demokratëve të Maqedonisë edhe vitin e kaluar kishte premtuar se do të bënte publikimin e materialeve që lidhen me rastin ‘Monstra’, proces ky kontrovers gjyqësor i cili shqiptoi dënime me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarë të Shkupit. Por pas presionit nga Brukseli dhe qarqe të tjera, Zaev kishte hequr dorë nga publikimi i këtyre materialeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …