Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri bashkë me Igballe Tahirin dhe deputeten Rrezarta Krasniqi kanë zhvilluar takimet me qytetar të kësaj komune para të cilëve kanë shpalosur programi qeverisës për katër vitet e ardhshme. Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka theksuar se është detyrim i tij që si kryetar i komunës të punoj edhe më shumë mandatin e ardhshëm për punësimin dhe mbështetjen e grave. Duke folur pëpr rolin dhe rëndësinë e grave në shoqëri dhe sferën e politikës, ai ka theksuar se gratë janë përcaktuese të fitores tonë në Vushtrri, është detyrim i imi si Kryetar i Komunës të punoj edhe më shumë këtë mandat për punësimin e mbështetjen e grave.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …