Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, deklaroi se, Serbia duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës po dëshmon se nuk është gati të dënojë përgjegjësit për krimet e kryera në Kosovë. Ajo ka deklaruar për “Kosovapress” se Serbia nuk është e gatshme të pranojë faktet që e akuzojnë rëndë atë për krimet e kryera në Kosovë, çka sipas saj, paraqet vështirësi edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së personave të pagjetur. “Unë mendoj se Serbia, duke mos i ndjekur penalisht krimet e luftës, në fakt po tregon se nuk është e gatshme të pranojë të dënojë ata që janë përgjegjës për krime të mëdha, krime masive, krime të rënda të kryera në Kosovë. Serbia deri në viti 2011, do të thosha, ka ndjekur një rrugë të mirë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, një nga gjykimet më të mira ishte menjëherë pas shkarkimit të Millosheviqit, ky është gjykimi për krime kundër fëmijëve dhe grave në Podujevë, krime të kryera nga njësia policore e Akrepave, por Serbia sot është shumë nga ajo Serbia e pas tetorit. Sot, Serbia rrallë ngre aktakuza, nuk ka aktakuza të reja për krime në Kosovë, dhe nëse e vlerësojmë atë si një retorike politike për atë se çka ndodhur në të kaluarën, do të thosha se Serbia nuk është gati ti pranojë faktet që rënd e akuzojnë Serbinë për krimet në Kosovë, dhe kjo më duket se është një problem, por pa këtë, pa këtë lidhje me përgjegjësinë penale, është e vështirë të zgjidhet çështja e të zhdukurve” ka deklaruar mes tjerash, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …