Kryeministri, Albin Kurti ka vizituar fabrikën AgroKosova Holding ku është njoftuar me problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen fermerët në përgjithësi dhe kultivuesit e rrushit në veçanti. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti “Jam i inkurajuar me punën dhe shërbimin që ofroni, i pamë rreth 105 hektarë vreshta dhe e përcollëm me vëmendje procesin e prodhimit të verës dhe gjithandej pamë njerëz shumë punëtor, edhe te vjelja e rrushit, në një kohë kur po e festojmë vjeljen e rrushit do të duhej të bëhet edhe kulturë përmes konsumit. Rritja e përkrahjes është e rëndësishme për ta rritur interesimin që sa më shumë njerëz të merren me kultivimin e rrushit. Qeveria e Kosovës do t’i shtojë format e mbështetjes për këtë kulturë dhe do të ndihmojnë më shumë se përpara”, ka deklaruar mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …