Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë disa fotografi nga aktivitetet e tij bashkë me kandidatin për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha, të zhvilluara në këtë qytet. Ai ka paraqitur disa takime, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, vizita në familje dhe biznese. “Peja meriton më shumë se sa që ka. Rrustem Berisha është zgjidhja që duhet!” – ka shkruar Haradinaj në një postim te tij. AAK-ja ka qeverisur në Pejë në vitet 2007 – 2013, kurse për këto zgjedhje ka kandiduar ish-ministri i Mbrojtjes z.Rrustem Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …