leoni

Protektoratit në kufi me Serbinë, veç KFOR-it i shtohet edhe EULEX- mision, të cilin e urrejnë me të drejtë shqiptarët

Protektoratit në kufi me Serbinë, veç KFOR-it i shtohet edhe EULEX- mision, të cilin e urrejnë me të drejtë shqiptarët

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë. Ai ka deklaruar se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës, ndërsa ka shtuar  se do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e sticker-ave në targat e automjeteve. “EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Wigemark. Në të gjitha sondazhet e deritanishme në Kosovë, EULEX-i ka zënë vendin e fundit sa i përket besimit të qytetarëve të vendit. Të sjellin në kujtesë mënyrën brutale, spektakolare, që kanë bërë këto forca ne rastin e arrestimit të krerëve të UÇK-së, dhe të SHVL-UÇK-së. Tani, në veri të vendit, Policia e Kosovës do ta ketë edhe EULEX-in, i cili nuk ishte pjesë e marrëveshjes, por si mision protektor në Kosovë, i jep të drejtë vetes t’ i rrijë pranë policëve të mbetur të vendit tonë,  në kufi me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …