Lëvizja për Bashkim: Pa një platformë të qartë politike, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë

LB: Po luftës kundër korrupsionit, JO përbaltjes së UÇK-së

Lëvizja për Bashkim përmes një kumtese për opinion, ka shprehur përkrahje për luftën kundër korrupsionit, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen. Sipas këtij subjekti që është pjesë e koalicionit qeverisës, korrupsioni “po e pengon zhvillimin ekonomik, ka dëmtuar rëndë sistemin juridik, sistemin arsimor, sistemin shëndetësor, sistemin kulturor e sportiv dhe si pasojë ka goditur moralin e përgjithshëm shoqëror”. Lëvizja për Bashkim thekson se “nuk duhet të kursehet askush nga lufta kundër korrupsionit dhe nuk duhet të ndihet askush keq nga goditjet e kësaj lufte”. “Lidhja e veprimeve të individëve të pasluftës me karakterin e luftës është e padrejtë dhe qëllimkeqe! Madje, ajo edhe mund të bëhet pengesë e luftës kundër korrupsionit! Lëvizja për Bashkim i thotë PO luftës kundër korrupsionit dhe inkurajon organet e drejtësisë të mos ndalen!  Lëvizja për Bashkim i thotë JO përbaltjes së qëllimshme të historisë në përgjithësi dhe asaj të UÇK-së në veçanti!”, përfundon komunikata e lëshuar nga Lëvizja për Bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …