Albin Kurti

Albin Kurti: Që të ketë drejtësi në raportet Kosovë – Serbi duhet angazhuar për reciprocitet të plotë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. E sipas Kurtit, në kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I pari i ekzekutivit, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare që kinse është duke i dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket anulimit të projektit për gazin. Kurti sqaroi se informacionet dhe aludimet e shumta, nuk kanë të bëjnë me refuzim, derisa pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC. Ndërkaq, për samitin në Slloveni, ai ka thënë se është i interesuar për marrëveshje ku Kosova trajtohet e barabartë e prej të cilave përfitojnë qytetarët./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …