Në gjykatën Speciale, në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi kundër ish eprorit të UÇK-së, gjatë luftës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa, me ç’ rast do të merret në pyetje dëshmitari i tretë i mbrojtur, pa identitet publik. Seanca e javës së kaluar që ishte paraparë të mbahej të martën ishte anuluar, ndërsa ajo vazhdon sot. Aktakuza kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.
