Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. Dhe, në kuadër të reciprocitetit të plotë, sipas tij, do të vijë edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë saktëson Kurti, por është vështirë të mendohet se ai iu beson fjalëve të veta, Ndërsa Zëvendësi i tij, trim me fjalë, Besnik Bislimi ka thënë se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta.
“Ky vendim u është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare, ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij. Dhe, unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së para se me marrë ndonjë vendim operativ, ka thënë me cinizëm, Bislimi i cili përmend edhe një valë të re të reciprocitetit, i trimëruar dhe më fat se më në fund, duke bërë lëshime që rëndojnë dhe nëpërkëmbin sovranitetin e Kosovës, i tërhoqën të gjallë policët e speciales, të cilët për 13 ditë me radhë si polici demokratike ashtu sikur e vlerëson Xhelali, u detyruan të dëgjojnë sa e sa fyerje e sharje, për shkak të vendimit të nxituar dhe të pa menduar mirë të Qeverisë, e cila hyri lehtë në kufi, por mbeti atje e ngujuar për afër dy janë. Pavarësisht fjalëve të mëdha, një është e ditur se po qe se mendjelehtësisht ndërmerret edhe ndonjë inkursion i llojit të tillë, KFOR-i dhe EUKLEX-i do ta shtrijë protektoratin edhe në zona të tjera të Kosovës. Nuk është pa vend ajo fjala e bariut të papërgjegjshëm… (RKL)