Arben Gashi: Ju jeni ata që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje

Arben Gashi: Ju jeni ata që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Arben  Gashi, nga radhët e LDK-së ka thënë se kjo marrëveshje për targat është humbje për Kosovën. “Pas shout para dy javëve ku kryeministri Kurti doli me pompozitet duke deklaruar aksionin në veri, rezultatet sot janë të dhimbshme. Ajo që shohim sot, marrëveshje e Kosovës me Serbinë për tërheqjen e forcave policore nga veriu. Pse duhet të bëjë Kosova marrëveshje të tillë? Problemi më madhor këtu është se cila është strategjia e Kosovës në raport me Serbinë”. “Qeveria aktuale marrëveshjen e parë që e bën me Serbinë është marrëveshja për pranimin e targave ilegale si targa zyrtare në territorin e Kosovës. Kjo çfarë keni bërë ju është humbje për Kosovën. Qeveria e Serbisë lëshon zyrtarisht të pranuara nga Kosova, targa për Kosovën, çfarë është kjo? A është Zajednica, çfarë është? Këtu ka nevojë të sqarohet se çfarë keni pranuar ju. Keni zyrtarizuar institucione kriminale dhe paralele në Kosovë. Për herë të parë keni nënshkruar një marrëveshje ku Serbia lëshon targa për Kosovën. Ju që keni hedhur gaz lotsjellës këtu, ju që keni ushtruar dhunë në këtë kuvend për këtë marrëveshje. Ky është një krim të cilin ju e keni bërë”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …