Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti dalin para gjykatës, të akuzuar për vepra penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, së shpejti pritet të dalin para gjykatës, të akuzuar se në mars të 2018 kishin shpërndarë  gaz lotsjellës, me ç‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jete ngritur më 29 korrik të citit 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë aktivizuar  disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Me këtë akuzë thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryesi i së cilës,  dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryesi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. (Betimi për Drejtësi)

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …