Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë. Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. Ai ka konfirmuar se në ditën e zgjedhjeve votuesit nuk do të duhet ta paraqesin dëshminë e vaksinimit ose rezultatin negativ të ndonjërit nga testet për COVID-19. Elezi ka thënë se duke kërkuar dëshminë e vaksinimit do të kufizohej e drejta e votës që është e drejtë kushtetuese. Megjithatë, dëshmia e vaksinimit ose rezultati negativ i një nga testeve për COVID-19 do të kërkohet nga stafi zgjedhor dhe vëzhguesit që do të punojnë më 17 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …