leoni

“Neue Zürcher Zeitung”: Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero

“Neue Zürcher Zeitung”: Për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero

Gazeta konservatore e Zürichut shkruan se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon. Aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova nga “Open Balkan” është zero. Pas dokumentit anonim mbi kufijtë e rinj në Ballkan, i cili u përhap në pranverë dhe ende nuk dihet kush ishte autori, një propozim tjetër ka ngjallur debate në Ballkan: fjala është për projektin “Open Balkan”, një “ide burimore serbe”, shkruan gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ). Projektit “Open Balkan” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i janë bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev. Deri në vitin 2023 synohet të mos ketë kontrolle kufitare në vendet ballkanike që e përkrahin projektin. Po ashtu synohet krijimi i një zone të lirë tregtare. Përkrahësit e projektit (Vuçiq, Rama dhe Zaev) thonë se “Open Balkan” nuk paraqet konkurrencë për integrimet europiane, por “Neue Zürcher Zeitung” është e bindur në të kundërtën: të dyja nismat rrjedhin nga bindja se anëtarësimi në BE në aspektin afatgjatë duket jorealist.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …