Joe Biden

Joe Biden shpreh mbështetjen e tij të fortë për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shprehur mbështetjen e fortë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Perspektiva evropiane e rajonit, u diskutua gjatë një telefonate që numri një i Uashingtonit zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Të dy udhëheqësit diskutuan edhe për bashkëpunimin ShBA-BE, pandeminë e COVID-19 si dhe krizën klimatike. Deklarata vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të rajonit, në Berdo të Sllovenisë. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draft-deklaratës që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …