leoni

Kryetari Haliti e priti në takim mërgimtarin vitias, Sali Avdullahu, e vlerësoj lartë kontributin e tij dhe të çdo bashkatdhetari për Vitinë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim bashkatdhetarin, Sali Avdullahu, i cili jeton në Zvicër dhe ndër vite ka dhënë dhe po jep një kontribut të çmuar për qytetarët vitias. Me këtë rast është biseduar në mes tyre për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me mërgatën vitiase në veçanti në Zvicër. Kryetari Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë vitiasit të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgim e që asnjëherë nuk kanë harruar atdheun e tyre duke kontribuar në vazhdimësi për të mirën e qytetarëve vitias. Përndryshe në përurimin e stadiumit të qytetit të Vitisë, që u organizua më parë, kryetari Haliti, kishte nderuar me mirënjohje mërgatën vitiase dhe të cilën asokohe e kishte pranuar veprimtari, Sali Avdullahu.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …