Kryetra i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në zyrën e tij ka pritur kampionët e rinj të bodybuildingut, shoqëruar nga trajnerët e tyre nga Klubi “Pitbull Gym”, Nazim dhe Sylë Sopa.
Sportisti Altin Musolli, zuri vendin e parë në kategorinë Men’s Physique Senior dhe vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique Junior, po ashtu edhe Nazif Ahmeti zuri vendin e dytë në kategorinë Men’s Physique senior.
Kryetari Aliu i ka falënderuar sportistët, trajnerët e tyre dhe të gjithë anëtarët e Klubit ferizajas “Pitbull Gym” për punën e madhe që po e bëjnë, të gjithë këta janë suksesplotë padyshim dhe premtues për zhvillimin e këtij sporti dhe avancimin e tij tutje në Ferizaj e më gjerë, për të cilët kemi ofruar e do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, ka thënë kryetari Aliu.