Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni. Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane. “Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen, Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj. Kryetarja e Komisionit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta. “Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”, u shpreh Von der Leyen.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …